2. Funksioni I Ditarit dhe shënimeve
Ju mund të shtoni shënime për një prone, një dhomë ose një njësi specifike. Pasi të keni shtuar një shënim, do të shfaqet një ikonë mbi të cilën mund të klikoni.
Klikoni në një datë për të shtuar një shënim për këtë ditë. Kur keni një shënim ditari, do të shihni një flluskë në fushën e datës të KALENDARIT. Duke klikuar në ikonën do të shfaqet shënimi i ditarit.
Shënimet e ditarit do të shfaqen gjithashtu në "Ditar" në panel ne diten perkatese.
3. Personalizo/Modifiko Panelin
Mund të vendosni se çfarë do shfaqet drejtpërdrejt në faqen KALENDAR.
3.1 Vendosni preferencat
Te (CILËSIMET) LLOGARIA->PREFERENCAT keni një sere opsionesh për të personalizuar pamjen e KALENDARIT.
3.2 Personalizo mënyrën e shfaqjes së rezervimeve
Në seksionin "Rezervimet" te (CILËSIMET) LLOGARIA->PREFERENCAT, mund të personalizoni mënyrën se si shfaqen rezervimet. Ju mund të vendosni:
• shfaqja e emrit të klientit (Emri i rezervimit)
• një tekst që shfaqet kur qëndroni pezull në një rezervim (Booking Hover Text)
• Paracaktimet për flamujt që mund t'i përdorni për të shënjuar rezervime të caktuara (Booking Flag Text Presets)
• Paracaktimet për kodet e informacionit të rezervimit
Përdorni ndihmën e ikones (?ikona) per detaje te tjera.