Rreth Nesh
Mësoni më shumë rreth nesh dhe shërbimeve që ne ofrojmë
Historia jonë Funeral Brilant me një eksperiencë 22 vjecare i themeluar nga Ardian Gocllari dhe i menaxhuar nga 2 djemtë e tij Enrik dhe West Gocllari, ju vjen në ndihmë çdo ditë të javës 24/24 me staf të kualifikuar, dhe një shërbim serioz. E rritur si një biznes me shumë sakrifica falë besimit të qytetarëve dhe miqve të qytetit të Korçës, tashmë është agjencia e parë më e madhe dhe më profesionale në qarkun e Korçës.
Zgjidhja më e mirë Ne përpiqemi që çdo ceremoni të jetë e plotë sipas nevojave të familjes. Stafi brilant i funeralit kujdeset për praktikat e veshjes së trupit me respekt, vëmendje dhe profesionalizëm të lartë sipas dëshirës së të afërmve. Falë përvojës 22 vjeçare, Brilant 1998 është në gjendje të organizojë funerale duke u kujdesur për çdo aspekt, duke lehtësuar të afërmit e të ndjerit në çdo detyrë në një moment të tillë. Stafi brilant i funeralit ndërhyn duke ju garantuar një shërbim të plotë dhe të saktë.